23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasja e 16 vjeçarit nga Novosella e Zhelinës, më 14 mars shpallet vendim gjyqësor

Është shtyrë që me 14 mars Gjykata e Tetovës të shpallë vendim gjyqësor për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella e Zhelinës, që për këtë rast akuzohet një vajzë e mitur.

Sipas Gjykatës, vajza e mitur akuzohet për vrasje, por për shkak se e njëjta në momentin e kryerjes së veprës ka qenë e mitur, e njëjta mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.

“Edhe me urdhër të gjykatës, por edhe në suaza të Nenit 99 të Ligjit për drejtësi për fëmijë, të gjithë aktorët që janë prezent, nuk kanë të drejtë, pa lejen e gjykatës të japin ndonjë informacion për rrjedhën e procesit gjyqësor.”, – theksoi avokati, Ibrahim Bajrami.

Vrasja e të riut kishte ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën e “Banjat e Tetovës”. Sipas aktakuzës, vajza e mitur fillimisht ka përdorur sprej lotsjellës.

Ndërsa, më pastaj, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbët dhe e ka hedhur atë në lumit Shkumbin, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës.

Të fundit