29/06/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vullnet Murseli takon kryesuesit e Shoqatës së Invalidëve

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga ASH-AAA Vullnet Murseli bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal Faton Selami, Nurije Bajrami dhe Halid Matoshi zhvilluan sot një takim me kryesinë e Shoqatës së Invalidëve të Tetovës, shkruan in7

Në këtë takim, kandidati Murseli ju garantoi mbështetje e koordinim të vazhdueshëm gjatë qeverisjes së tij në Komunën e Tetovës.

Murseli tha se do t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në vendimarrje dhe shoqëri.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Tetovës, e njohën kandidatin Murseli me problematikat e tyre dhe e falënderuan për vëmendjen dhe bashkëbisedimin.

Të fundit