02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Holokausti është krimi më i madh në historinë moderne, kurrë të mos përsëritet!

Holokausti është krimi më i madh në historinë moderne të njerëzimit dhe kujtimet e viktimave do të jenë gjithmonë detyra jonë – Kurr të mos përsëritet më!, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e shënimit të 78 vjetorit të dëbimit të bashkëqytetarëve tanë, hebrenjve maqedonas, në kampet e vdekjes naziste.

“Kjo tragjedi është gdhendur thellë në kujtesën kolektive të qytetarëve të vendit dhe shkroi një nga faqet më të errëta në histori. Me kujtimin e viktimave të këtij krimi të tmerrshëm me të cilin u ekzekutuan 7.144 hebrenj maqedonas në kampin “Treblinka” dhe kur u bëjmë homazhe gjashtë milionë burrave, grave dhe fëmijëve hebrenj të pafajshëm, përballemi me pasojat e kësaj mizorie dhe ndjejmë dhimbje për të gjitha familjet që u ekzekutuan, na vjen keq për të afërmit, na vjen keq për fqinjët, na vjen keq për të gjithë komunitetin hebre në vendin tonë”, shkroi kryeministri.

Ai shtoi se është detyra jonë, e secilit prej nesh, ta kujtojmë këtë akt anticivilizues me gjithë tmerrin e tij përgjithmonë, si paralajmërim dhe mësim nga e kaluara.

“Një mësim që duhet të dihet mirë për të kapur para kohe të gjitha format e së keqes dhe të gjitha rreziqet, të cilat në çdo mënyrë mund të lënë në hije të ardhmen tonë të përbashkët dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Të fundit