21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Patriot më i madh është ai i cili sjell vendime të guximshme për të ardhmen, qëllimin për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në e realizuam

Të gjithë jemi të nëjtë, të gjithë kemi shtëpi dhe fëmijë, të gjithë duam t’u lëmë të ardhme më të mirë nga ajo që ne e jetuam. Tani arritëm në atë. E shohin se po i humbin zgjedhjet dhe se rritet mbështetja e koalicionit “Mundemi” edhe nga maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit, vllehët, serbët dhe ashkalinjtë dhe nga të gjithë, theksoi sonte kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën e cila u mbajt në Universitetin FON në të cilën morën pjesë bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në NJZ 2 Oliver Spasovski dhe kandidatët për deputetë Sanja Lukarevska, Muhamed Zekiri.

“Në vetë fillimin e fushatës Ahmeti bëri thirrje për kryeministër shqiptar. Askush më nuk do ta kushtëzojë atdheun. Vetëm qytetarët janë ata të cilët vendosin se kush do të jetë ministër dhe kush kryeministër, kush do të jetë deputet, president i shtetit, qytetarët dhe askush tjetër. Kur shohim plus se shkojmë me pesë, shtatë, nëntë deputetë. Të mos u trembet syri të dilni në votim dhe ju atje me rrethimin e votës suaj vendosni se ku do të shkojë shteti”, porositi Zaev.

Ai para qytetarëve të komunës së Gazi Babës tha se në komunën e tyre ndërtohet si asnjëherë më parë, se 10 projekte të mëdha kapitale realizohen në këtë moment dhe se koha e nacionalizmit dhe patriotizmit të rremë ka përfunduar.

“Patriot më i madh është ai i cili sjell vendime të guximshme për të ardhmen. Qëllimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në e realizuam. Në korrnizën negociuese jo rastësisht është shënuar të gjitha aktet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Së pari ajo është mirënjohje, nuk e di se cilën herë nga BE-ja për gjuhën tonë maqedonase. Nder dhe respekt për gjuhët shqipe, turke rome dhe gjuhët tjera te ne, të cilat asnjëherë nuk janë diskutuar, por gjuhën tonë e diskutuan në të kaluarën. Tani është pranuar nga BE-ja dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, theksoi Zaev.

Spasovski para banorëve të Komunës Gazi Babë tha se kjo Qeveri më së shumti ka investuar në 30 vitet e fundit në Gazi Babë. Për kundërshtarin e tij nga opozita Vllado Misajllovski tha se ai ka qenë ministër në Qeverinë paraprake dhe se asgjë nuk ka bërë, ndërsa tani premton se do të investojë.

Kryeministri ka informuar se janë realizuar 660 milion investime të huaja deri tani, dhe se deri në fund të mandatit të ardhshëm do të realizojnë edhe një miliard.

Lukarevska në tribunën në Gazi Babë i përkujtoi qytetarët se më nuk ka raste të montuara dhe se të gjithë tefterët e përshtatshëm dhe të papërshtatshëm janë grisur.

Porositi se LSDM do të punojë edhe në ndërrimin e perceptimit për administratën publike.

“Nuk ka udhëheqës të përjetshëm, rinisë do t’i japim shans të përparojnë, administrata do t’u shërbejë qytetarëve”, theksoi Lukarevska dhe shtoi se LSDM edhe në mandatin e ardhshëm do të përkushtohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kandidati për deputet Zekiri para të pranishmëve tha se një nga dallimet e qeverisjes së LSDM-së , me atë paraprake, siç e quajti “regjim” është të mos ketë tensione etnike, të cilat paraprakisht, sipas tij, regjimi në atë bazë është mbajtur në pushtet. Zekiri i’u drejtua votuesve shqiptar për të cilët tha se ka dëgjuar se BDI është kërcënuar te nëpunësit administrativ, u porositi se nëse votojnë sipas bindjes së tyre nuk do t’u mungojë asnjë qime në kokë. sa/

Të fundit