17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev, Sela dhe Gashi janë duke zhvilluar takim për gjetje të zgjidhjes për Ligjin e shtetësisë

Sot pritet takim midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashit, i cili ka të bëjë me çështjen e shtetësisë dhe zhbllokimin e punës së Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

Në tkim pritet të gjendet zgjidhje për Ligjin për Shtetësi, për shkak të të cilit opozita shqiptare ka bllokuar Kuvendin me mijëra amendamente të një pas njëshme.

Sipas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev, dëshmitarët për marrjen e shtetësisë nuk janë zgjidhje, prandaj pritet që ai t’ju ofrojë zgjidhje me dokument ose vërtetim se personi përkatës jeton ose ka jetuar në Maqedoninë e Veriut.

Një takim i tillë, javën që lam pas u caktua, por për arsye që nuk dihen i njëjti nuk u mbajt.

Ndryshe, Aleanca dhe Alternativa fillimisht propozuan që shtetësia të merret me dy dëshmitarë dhe me njohuri të paktën një prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, duke nënkuptuar për gjuhën shqipe. Kjo u refuzua nga blloku i partive maqedonase dhe VMRO-DPMNE paraqiti amendamente për projekt-ligjin.

Pas takimit të Zaevit me Rexhepin, Aleanca dhe Alternativa hodhën poshtë kërkesën për marrjen e shtetësisë me dëshmitarë, gjegjësisht pranuan se nevojitet ndonjë dokument që të vërtetojë se jetojnë këtu, ndonjë certifikatë fëmije, vërtetim për ndihmë social. Përkatësisht do të listohen disa kushte, dhe nëse njërin prej tyre e përmbushin ata që nuk kanë nënshtetësi do të mund ta marrin.

Të fundit