Sa do të zgjasë beteja kundër koronavirusit, varet nga secili prej nesh dhe nga vendimi ynë nëse duhet të respektojmë masat për mbrojtje personale ose do t’i lejojmë vetes të jemi në rrezik, ndërsa kështu edhe të afërmit tanë dhe gjithë mjedisin tonë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në video paraqitjen e tij.
“Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, mbani maskë ose pajisje të tjera mbrojtëse për të mbrojtur hundën dhe gojën tuaj. Lani duart shpesh dhe mos prekni sytë, fytyrën ose hundën. Qëndroni larg nga njerëzit përreth jush dhe mos u gruponi. Dezinfektoni shtëpinë tuaj dhe veçanërisht vendin tuaj të punës”, porositi Zaev në paraqitjen e tij.
Ai më tej theksoi se ne të gjithë duhet t’i respektojmë këto masa, por gjithashtu t’u tregojmë të afërmve, miqve dhe kolegëve tanë se ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
“Nëse dikush në afërsinë tuaj nuk mban maskë ose e mbanë atë gabimisht, udhëzoni që të veprojnë si duhet. Nëse dikush është shumë afër, tregoni nevojën për distancë fizike prej 1,5 deri në 2 metra. Vetëm në këtë mënyrë do të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të dashurve tanë”, theksoi Zaev.
Lideri i LSDM-së shton se masat do të japin rezultate vetëm nëse respektohen rreptësishtë.
“Në periudhën që pason, kështu do të bëjmë treg, kështu do të shkojmë të punojmë, kështu do të vizitojmë kafenetë, kështu do të funksionojë”, thotë Zaev.
Ai në video paraqitjen e tij, bëri thirrje për kontributin dhe disiplinën e çdo individi dhe çdo institucioni në luftën kundër armikut të padukshëm.
“Ky është momenti kur duhet të japim maksimumin për të vendosur kontrollin mbi virusin. Ne kemi treguar që në momente të tilla dimë të jemi të bashkuar. E di që mund ta bëjmë edhe këtë herë dhe që do të kemi sukses”, thekson Zaev. bs/fab