15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zejdi ne Dibër: Rrugëtimi ynë politik dalëngadalë po merr formën e saj përfundimtare

 Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, i cili ka paralajmëruar formimin e një subjekti politik pas ndarjes nga Alternativa, ka vazhduar me aktivitetet në terren. Sot ka qëndruar në Dibër. Nga atje bëri të ditur se qëllimi i tij po merr formën përfundimtare.

“FALEMINDERIT DIBËR
Rrugëtimi ynë politik dalngadal po merr formën e saj përfundimtare. Sot para qytetarëve të Dibrës shpalosëm vijat tona të ardhshme politike, duke mos haruar as aktualitetin politik me ç’rast ne shqiptarët e RMV po bëhemi peng të politikës destruktive dhe shoviniste të deputetëve të cilët për interesa të politikës ditore po e djegin ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Karvani vazhdon…”, shkroi Zejdi në Facebook.

Të fundit