08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zv. ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Aleksander Kasanof

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka filluar vizitën zyrtare në Uashington, me një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.

Gjatë takimit ku Mexhiti shoqërohej nga Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ka informuar z. Kasanof me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku ka theksuar përkushtimin e qeverisë së re për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin e pakompromis në luftën kundër korrupsionit një problem, siç ka theksuar Mexhiti, i trashëguar, por që qeveria është e vendosur ta adreson me vendosmëri.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti ka  theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë dhe se po punohet intensivisht për ta përshpejtuar këtë proces. ‘

‘SHBA-të kanë qenë gjithmonë një partner dhe aleat i fuqishëm, dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi si vende anëtare të NATO-s, sepse për ne roli i SHBA-ve si model për zhvillim demokratik dhe stabilitet, është jetik’, ka deklaruar Mexhiti.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor Aleksander Kasanof gjatë takimit shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin e tyre për të ndihmuar vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në këtë periudhë të sfiduar nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë.Tv Koha

Të fundit