29/02/2024
10.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zëvendëskryeministrja Carovska në takime me Unionin e pensionistëve dhe Odën e zejtarëve

Zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Mila Carovska sot do të ketë takime me përfaqësuesit e Unionit të shoqatave të pensionistëve dhe të Odës së zejtarëve.

Zëvendëskryeministrja Carovska, e shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe anëtarët e shoqatës “Humanizmi”, do të realizojë takim me përfaqësuesit e Unionit të shoqatave të pensionistëve.

Takimi do të mbahet në oborrin e shkollës fillore “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec të Shkupit.

Pas kësaj, Carovska do të ketë takim me drejtorin ekzekutiv dhe anëtarët e Odës së zejtarëve.

Takimi do të mbahet në objektin e Odës së zejtarëve në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. fb/

Të fundit