01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Zgjedhje të mundshme të parakohshme”, Abazoviç: Të gjitha opsionet në tavolinë, nëse s’marrim shumicën

Partia pro-serbe Fronti Demokratik mund të jetë shpresa e vetme e Dritan Abazoviç për ta mbajtur qeverinë e tij të pakicave në krye të Malit të Zi. Kërcënimet që vijnë nga DPS e Gjukanoviç dhe partia Socialdemokrate mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Zgjedhje të mundshme të parakohshme”, Abazoviç:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se i merr në konsideratë të gjitha variantet që mund të pasojnë pasi qeveria e tij vendosi miratimin e të ashtuquajturës Marrëveshje Themelore mes Podgoricës dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Kreu i qeverisë malazeze nënkuptoi edhe zgjedhje të parakohshme, nëse qeveria e tij do të përballej me një mocion mosbesimi.

Partia opozitare më e madhe në vend, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviç ka deklaruar se nuk do të mbështesë më nismat qeveritare të Abazoviç.

Kjo parti pati një rol kyç në zgjedhjen e Abazoviç në 28 prill duke e votuar qeverinë e pakicave të propozuar nga Lëvizja Qytetare URA edhe pa marrë pjesë në koalicionin qeverisës.

Po ashtu shqiptaro-malazezi mund të përballet me një mocion mosbesimi nga partia Socialdemokrate e cila është në koalicionin qeverisës.

Kjo forcë politike ishte kundër marrëveshjes themelore me Kishën Serbe.

Të premten Abazoviç miratoi marrëveshjen me Kishën Serbe, të cilën në Podgoricë e kanë quajtur si tradhti kombëtare ndërsa Kisha e Malit të Zi kërkon pavarësimin nga ajo e Beogradit.

Sipas Kushtetutës malazeze, rrëzimin e qeverisë mund ta kërkojnë 25 deputetë të Kuvendit, partitë që janë në koalicionin qeverisës, ose Presidenti i vendit.

Të tri këta faktorë janë kundër shqiptaro malazezit.

Asi nën mëngë i tij është vetëm partia pro-serbe Fronti Demokratik, e cila është pro marrëveshjes me Kishën e Beogradit.

Të fundit