09/09/2024
22 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet, Bisedimet dhe analizat vazhdojnë çdo njëra parti pret fitore!

Dy javë para formimit të qeverisë teknike, partitë politike në organet partiake vazhdojnë kalkulimet për zgjedhjet parlamentare dhe presidnciale.

Nga LSDM edhe pse nuk bëjnë publike detaje se a do ta dalin me kandidat të tyre apo të përbashkët me BDI-në, shprehin bindjen se fronti pro europian do të del fitues në zgjedhje.

“Bisedimet dhe analizat vazhdojnë dhe kuptohet si një parti përgjegjëse dhe transparente të gjitha vendimet që i marrin organet më të larta të LSDM-së, i ndajmë me opinionin. Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar është se kandidati i propozuar nga LSDM dhe koalicioni për zgjedhjet presidenciale do të jetë fitues dhe LSDM së bashku me të gjitha partitë e frontit europian, do të jenë bartës të fitores dhe do të përpilojnë qeverinë e re.” – tha Darko Kaevski nga LSDM, përcjell PRESSonline.al

Nga VMRO-DPMNE thonë se po analizojnë kandiaturat e mundshme për president të shtetit.

“Po analizojmë dhe diku në pjesën e dytë të muajit shkurt, do ta dimë se kush sipas anketave tona të brendshme, ka më shumë gjasa që të përkrahet nga VMRO-DPMNE. Pjesa më e madhe e të anketuarve, kur krahasohen me kandidatët potencial të pushtetit fitojnë bindshëm. VMRO-DPMNE është parti demokratike dhe secili që i plotëson kushtet mund të paraqitet në procesin e brendshëm partiak, që do të përfundojë me konventë, ku do të zgjidhet kandidati për president”, thonë nga VMRO-DPMNE, përcjell PRESSonline.al

Nga kjo parti nuk kanë bërë të ditur as emrat e minsitrave dhe zëvendës minsitrave në qeverinë teknike. Madje kreu i kësaj partie Mickoski ka thënë se për këtë nuk ka nevojë ta takojë Kovaçevskin, por mund ta njoftojë vetëm me telefon.

Nga ana tjetër partitë shqiptare në pushtet BDI dhe ASH ende nuk kanë bërë publik qëndrimin, se a do të garojnë me kandidatin e tyre për president, ndërsa gjithashtu ende nuk kanë vendosur se si do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.

BDI ka ftuar për një koalicion pro evropian, derisa ASH po shqyrton tre opcione, të shkojë në koalicion parazgjedhorë me BDI-në, me opozitën shqiptare, apo të garojë e vetme. Për këtë çështje kreu i ASH-së, Arben Taravari është konsultuar edhe me kryministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pritet ta takoj edhe kryeministrin e Shqipërsë, Edi Rama.

Por siç bën të ditur kreu i ASH-së, vendimi pritet të merret nga organet partiake pas zgjedhjes së qeverisë teknike, e cila do të drejtohet nga Talat Xhaferi. Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kanë paralajmëruar gjithashtu kandidatin e tyre për president./almakos/

Të fundit