18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet lokale/ Deri 11 shtator dorëzohen listat e kandidatëve, fushata nis me 27 shtator

Prej 27 shtatorit do të fillojë fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka kumtuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor.

Listat e kandidatëve duhet të dorëzohen nëpër komisionet komunale deri më 11 shtator në ora 24:00

Fushata do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator.

Do të ketë edhe lista të pavarura, ku afati për dorëzimin e nënshkrimeve do të jetë prej më 16 deri më 31 gusht.

KSHZ-ja kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë listën e qytetarëve që kanë të drejtën për votë, duke përfshirë edhe qytetarët që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Me ndryshimet e fundit zgjedhore, MPB-ja duhet të dorëzojë edhe të dhënat e fundit për identifikim përmes gishtërinjve.

Votimi nuk do të realizohet në diasporë, sikurse në Zgjedhjet Parlamentare, ashtu që gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të votojnë në qendrat e votimit brenda shtetit.

Të fundit