23/10/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zhvillimi ekonomik lokal, peng i ekonomisë joformale

Të gjitha politikat ekonomike që janë paralajmëruar dhe është tentuar të realizohen që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut e deri më sot nuk kanë kanë efektet e dëshiruara.Ekspertët vlersojnë se mos zhvillimi i vendit nuk mund ti faturohet vetëm ekonomisë joformale, por politikave të mos mbështetjes së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, mungesës së politikave të punësimit sepse fokusi I shtetit që nga viti 2011 e deri në vitin 2023, ka qenë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe jo në forcimin e bizneseve vendore. Arben Halili, ekspert I çështjeve ekonomike, thekson se problemi me ekonominë joformale, kërkon një ndërhyrje më të madhe të shtetit dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm me ndëshkimin e personave që merren me ekonominë gri, por përkundrazi besoj që ka nevojë për një politikë motivuese, për të motivuar këto persona për të legalizuar biznesin real por jo formal të tyre pavarësisht se në cilin vend të tyre, përmes lirimit nga pagesa e të gjitha tatimeve ndaj shtetit duke I mundësuar çdo biznesi për të qëndruar në këmbë dhe më pas ai biznes të fillojë të paguajë tatime ndaj shtetit.

“Duhet të ketë mbështetje direkte financiare duke dhënë grante të paktyeshme, por jo duke I kushtëzuar të njejtat me detyrimet e pagesës së kontributeve dhe poashtu detyrimit që kompania mos mbyllet gjatë dy ose tre viteve të ardhshme. Sepse, këta iniciativa pivate të cilët mund të jenë nga të rinjtë, nga të rejat, nga ata të cilët duan të formalizojnë binzesin, mund të hezitojnë pikërisht për shkak të dhënies së granteve me kushtëzime dhe kjo nuk mund të llogaritet si masë efikase”, deklaroi Arben Halili, ekspert I çështjeve ekonomike.

Pasojat e ekonomisë joformale (ekonomisë gri), janë të ndërlidhura edhe me ekonominë lokale, respektivisht me zhvillimin e komunave. Sa më pak kompani paguajnë tatime, ose paraqesin numër më të vogël të të punësuarve aq më pak jaë investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport, kulturë e kështu me rardhë.Në Tetovë, janë të regjistruara rreth 5 mijë biznese, por në realitet numri I tyre është dukshëm më I madh.Nga komuna e Tetovës thonë se duhet që të formalizohen këto biznese që tatimet pastaj të rikthehen në investime.

“Ekonomia joformale ka ndikim shumë të madh në veçanti për komunat sepse tatimet e firmave janë tatime që komplet derdhen në buxhetin e komunës së Tetovës dhe nuk shkojnë në buxhetin e shtetit dhe kanë implikim direkt për komunën dhe krijojnë stabilitet financiar për komunë.Në komunën e Tetovës janë  pesë mijë subjekte që janë të regjistruara, që kryejnë shërbime ekonomike, si tregtar individual, si tregtar me përgjegjësi të kufizuar e kështu me rradhë.Numri i tyre është shumë më i madh se sa janë të regjistruar.Kemi raste ku kompanitë janë të regjistruara, ku njëra kompani është bazë, por më pas kanë edhe filiale të tyre dhe nuk janë të regjistruara.Është një problem që duhet të zgjidhet sepse si komunë mund të kemi fonde më të mëdha për të krijuar kushte më të mira për qytetarët”,deklaroi Nuriman Deari, shef i Sektorit të financave në komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër,shteti ka ndërmarrë aksione për të tatimuar edhe bizneset e vogla që veprojnë në bazë sezonale, respektivisht, gjatë verës hasen shitës të petullave, misrit, lëngjeve, kafe  dhe produkteve të tjera të ngjashme, si dhe jepen me qira vetura të vogla për fëmijë, biçikleta, e kështu me radhë.Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike në Tetovë thonë se këta biznese të vogla para fillimit të aktivitetit të tyre është e nevojshme që fillimisht të paraqesin një kërkesë për pagesë fikse të tatimit mbi të ardhurat personale.E gjithë kjo bëhet për të luftuar ekonominë joformale.

“Në periudhën e verës është rriturnumri i turistëve dhe bashkë me të edhe dhënia  me qira e shtretërve, dhomave, apartamenteve, shtëpive të pushimit etj.Çfarë duhet të dinë qytetarët nëse japin me qira apo nënqira pasuritë tilla dhe të ngjashme. Poashtu është, dhënia me qira ose nënqira bëhet gjatë gjithë vitit.Përperiudhën e verës, frekuentimi  është rritur për shkak të sezonit turistik, por edhe për shkak të shumë eventeve që zhvillohen pothuajse në të gjitha qytetet në të gjithë vendin tonë. Ata kanë detyrimin të paraqesin një Llogaritje Elektronike (e-PPD)  nëAdministratën e të Ardhurave Publike nëpërmjet sistemit të Shërbimeve Tatimore e-ujp.gov.mk dhe të raportojë të ardhurat nga dhënia me qira ose nënqira”, thotë Halim Zeqiri, përfaqësues i Drejtorisë për të Ardhura Publike-njësia Gostivar.

Edhe ekspertët edhe pushteti lokal, rekomandojnë lehtësime për formalizimin e bizneseve, duke u mundësuar ndërmarrjeve ose firmave që të legalizojnë bizneset e tyre më lehtë dhe shteti duhet të jep subvencione me masa lehtësuese që të mundet në të ardhmen këta biznese edhe të rritur por edhe të funksiojnë në mënyrë vetanake në bazë të ligjeve dhe jo të ushtrojnë veprimtari të paregjistruar duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetin.

Me këtë tekst TV Koha i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti për Studime të Komunikimit e realizon në bashkëpunim me mediat në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike.

Gazetar

Urim Hasipi

Tv Koha

 

Të fundit