23/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarr në fshatin Gradec, digjet bari i thatë dhe pylli me pisha

Digjet bari i thatë dhe pylli me pisha nga mëngjesi i sotëm në fshatin Gradec ku prej orës 06:50 intervenojnë zjarrfikësit e Kriva Pallankës, informon Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga atje apelojnë te qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur dhe të mos djegin mbeturina madje as në oborret e tyre, sepse era shumë lehtë mund ta përhapë zjarrin edhe në bimësinë përreth e cila është e thatë dhe shumë e rritur.

Sipas informacioneve të QMK-së, gjatë ditës së djeshme ishin shuar 33 zjarre.

Të fundit