22/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarre aktive në Koliçan të epërm, Draçevicë, Orlancë dhe Melnicë

Tre vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa dje ishin gjithsej 27, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në fshatrat Gorno Koliçan dhe Draçevicë të Komunës së Studeniçanit ku është përfshirë një pyll i përzier, në fshatin Orlanci të Komunës së Haraçinës ku digjet një pyll i ulët dhe në fshatin Melnicë të Komunës së Velesi me pyll me pisha të prekur dhe bar të thatë.

QMK njofton se janë shuar 24 zjarre në komunat Studeniçan, Manastir, Prilep, Krivogashtani, Krushevë, Strumicë, Radovish, Strugë, Dibër, Veles, Negotinë, Koçan, Kumanovë, Likovë, Bërvenicë dhe Gostivar. Zjarret kanë qenë në lokacione me bar të thatë, pyje të ulët, kashtë, deponi…

Të fundit