24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në ish gjimnazin “Ismail Qemali”, deputeti i LVV: Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka reaguar sot pasi është djegur objekti i ish gjimnazit të parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj.

Haliti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

Ai shkruan për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

“Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj.

Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi.

Turp!”, shkruan Haliti.

Të fundit