28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në Spitalin Modular, sot mbahet protestë në Tetovë

Sot prej orës 13:30, është paralajmëruar protestë në sheshin “Iliria” të Tetovës, për të kërkuar drejtësi në lidhje me rastin tragjik të 8 shtatorit, ku si pasojë e djegies së Spitalit Modular për Kovid në Tetovë humbën jetën 14 persona, njofton Portalb.mk.

“U bej apel të gjithë shqiptarëve që me datë 17.09.21 të grumbullohemi në sheshin e Tetovës për rastin e 14 kufomave se ato janë djegur dhe nuk është vdekje natyrale kështu që duhet të merret përgjegjësi drejtësi sepse ekspertet gjerman i thërrasim ta bëjnë ekspertizën mirë po duhet edhe punën ta bëjmë deri në fund si gjermanët, domethënë, me pas përgjegjësi drejtësi sepse tragjeditë ndodhin në të gjitha shtetet e botës, por ka përgjegjësi”, shkruan Ibin Emshi, i cili i ka humbur babain dhe vëllain në rastin tragjik. Ai gjithashtu i rithekson kërcënimet ndaj tij, ryshfetin në spital dhe pakujdesinë e autoriteteve shëndetësore.

Nga SPB Tetovë, për Portalb.mk, konfirmojnë se protesta është paraqitur, por tani për tani, nuk tregojnë se kush është personi, apo grupi i personave që e kanë paraqitur të njëjtën në polici.

Portalb.mk, jozyrtarisht mëson se organizator i protestës është Blerim Ahmedi, vëllai i “El Chekës”, i cili gjithashtu ka qenë një prej organizatorëve të protestave të fundit për rastin “Monstra”.

Ndryshe, më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Të fundit