26/10/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zv/ministrja Zekolli-Shaqiri mirëpret në takim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL)

Sot, në Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL): Thomas Beadle, Lauren Campbell, Jeremy Gray, Laurie Pohutsky, Stephanie Reyes, Megan Ronk, dhe Pete Seat. Delegatët i pritëm përfaqësuesit e VLEN, të cilët jemi alumni të ACYPL programit nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke u shoqëruar me nderimet e merituara për miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, diskutuam një sërë temash politike dhe ndamë ide për të ardhmen. Shkëmbimi i mendimeve ishte i hapur dhe konstruktiv, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Së bashku u dakorduam dhe pohuam se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor strategjik.
Vizita e delegatëve nga ACYPL ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet tona dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen. Tv Koha

Të fundit