19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

115 shtetas mbeten të ngujuar në Dibër, pavarësisht se nuk janë banorë të zonës

115 persona mbeten të ngujuar në banjën e fshatit Banjishtë të Dibrës. Ndonëse nuk janë banorë të zonës së karantinuar që nga e premtja e 13 Marsit, fatkeqësisht u gjendën në kohën e gabuar. Thonë se mbajtën izolimin dy javorë me burra, gra e fëmijë, e tani nuk lejohen të kthehen andej nga kanë ardhur. Disa shprehen se durimit po i vije fundi, në pritje të testimeve ndaj virusit.

Dy javë ditë kaluan, na dhanë vërtetime mjekësore se nuk kemi shqetësime, kollitje temperaturë. Dje organizoi policia që ta lëshojmë Dibrën, por në dalje të qytetit tek punkti policorë nuk na lejuan dhe na ktheu mbrapa. Testin nuk na kanë bërë, mjeku duhej të binte mjete për bërjen e testit të CoVid-19, sot thonë se vijnë vetëm 20 teste. Ne jemi të vetëdijshëm se ato 20 copë do përdorën për anëtarët e familjes të atyre apo dikujt tjetër – deklaroi Faton Arifi, banor i Tetovës.

Diçka duhet patjetër të bëhet, ka tensione, njerëzit janë nervozë, ka gra të moshuara, fëmijë. Nuk dimë e askush nuk na garanton. I bëjmë thirrje Qeverisë që sa më parë ta zgjidh çështjen tonë sepse më nuk kemi as lëndë higjienike. Tani më 14 ditë jemi këtu, nervozë, psikika më nuk na funksionon – u shpreh një banorë i Ohrit.

Përderisa këta qytetarë të ngujuar nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ka të tjerë që nuk u rrihen brenda as gjatë orës policore. Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet kanë regjistruar gjithsej 107 raste të mosrespektimit e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve në gjithë vendin.

Në natën ndërmjet 26-27 marsit në Shkup janë shënuar 46 shkelje, 25 në Manastiri, 10 në Strumicë, 9 në Shtip dhe 4 në Tetovë. Janë arrestuar nga policia 35 qytetarë, janë paralajmëruar 47 të tjerë, janë ngritur 30 kallëzim penale dhe dy raste janë proceduar në Prokurori. Gjashtë të rinj nën moshën 18 vjet nuk kanë respektuar masën për ndalim të qarkullimit deri në orën 12 të mesditës, ndërsa 10 të moshuar mbi 67 vjet nuk kanë respektuar orarin e qarkullimit prej orës 05-11 – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në karantinë kanë hyrë edhe 42 persona. 18 prej të cilëve janë me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar të Shëndetësisë dhe 24 me deklaratë personale. Vetëm në Tetovë 13 qytetarë janë vendosur në izolim shtëpiak me vendime shëndetësore. Gjatë një muaji numri i përgjithshëm i personave në vetë izolim është rreth 10.000. Mësohet se institucionet shtetërore do të zgjerojnë rrjetet e hoteleve që do organizojnë karantine shtetërore, respektivisht në Shkup dhe në Kodrën e Diellit në Tetovë, ndërsa për gjatë 24 orëve të fundit në karantine shtetërore futen edhe 89 qytetarë. alsat-m.

Adnan Qaili

Të fundit