19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

20 euro dënim nëse s’mbani maskë në të hapur, tërhiqet propozimi për kufizimin e numrit të mysafirëve

Qytetarët në qendrën e kryeqytetit kanë filluar të mësohen me Ligjin e ri dhe të mbajnë maska në të hapur edhe nëse janë vetë. Ligji ende nuk është publikuar në Gazetën zyrtare, por vetëm është votuar në Kuvend, por megjithatë shumica e qytetarëve edhe paraprakisht mbanin maska në të hapur edhe pse deri më tani nuk ka qenë e patjetërsueshme. Kishte edhe të tillë që nuk mbanin maska, qytetarë të cilët të grupuar ishin ulur në ulëse pa distancë dhe pa mbajtur maska mbrojtëse.

-Nuk mund të marrë frymë me këtë. Kam shalle, me ta më lehtë mund të marrë frymë, me këtë më vështirë. Nuk vlerësoj se është efikase por duhet të ruhemi.

-Maskat na mbrojnë dhe në atë mënyrë ne mbrohemi vetë.

-Nëse shkoni për alpinizëm apo kur shëtiteni në park dhe kur nuk ka shumë njerëz nuk është e logjikshme që të jeni me maskë. Unë vijë nga Ramstori, sinqerisht vetëm në gjysmën e rrugës e kam mbajtur maskën për shkak se në disa vende nuk kishte njerëz dhe nuk është e logjikshme që gjatë gjithë kohës ta mbaj maskën.

Çfarë saktësisht parashohin masat e reja që kaluan në procedurë parlamentare.

LIGJI PËR MBROJTJEN E POPULLSISË NGA SËMUNDJET NGJITËSE

Mbajtje e maskës në të hapur, kjo masë do të vlejë për lëvizje në vende dhe hapësira publike, të mbyllura dhe të hapura, në tregjet, në transport publik, gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura dhe institucione shtetërore, markete, shitore, banka, posta, në vend për pritje, institucione shëndetësore etj.

Masa nuk do të vlejë për aktivitete sportive në hapësirë të mbyllur dhe të hapur duke i respektuar protokollet për mbrojtje, gjatë vozitjes në automjet nëse vozitësi është i vetëm ose së bashku me anëtarët e familjes, në oborrin e shtëpisë familjare ose në objekte hotelierike me respektim të protokolleve për mbrojtje. Masat për mbajtje të maskës nuk vlen për persona nën moshën 6 vjeçare dhe për persona me nevoja të veçanta dhe pengesa në zhvillim.

Vetë-izolimi është i detyrueshëm gjatë testimit për Kovid-19 që nga dita e caktimit të testit ose nga momenti i testimit derisa nuk del rezultati. Nëse rezultati është pozitiv vetë- izolimi vazhdon, nëse personi nuk i përmbahet kësaj mase do të gjobitet me 50 euro.Ndalohet grupimi mbi 4 persona pas orës 22.

Dje deputetët e votuan Ligjin në të cilin parashihet që të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë dhe në të hapur. Nga ana tjetër propozimi për kufizimin e numrit të mysafirëve në 4 persona është tërhequr.

Ligji këto ditë duhet të publikohet në Gazetën zyrtare dhe nga ajo ditë nëpunësit policor mund të shqiptojnë dënime prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit për mos mbajtjen e maskës.

Të fundit