Afaristi Shkëlqim Devolli takon presidentin turk Erdogan, bisedojnë për ekonominë - Tv Koha
Rajon

Afaristi Shkëlqim Devolli takon presidentin turk Erdogan, bisedojnë për ekonominë

Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës.

Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve.

Afaristi kosovar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë. { Tv Koha}

Related posts

Gjykata e Hagës “me dorë të hekurt” mbi UÇK, konfirmohet aktakuza e Kadri Veselit

Televizioni Koha

Sot dy dekada nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës

Televizioni Koha

Në Itali më shumë se 11.500 të vdekur nga KOVID-19

Televizioni Koha

Leave a Comment