26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti-Sobotka: Zgjedhjet do të jenë konform standardeve evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim pune me kryetarin e Kuvendit austriak, Volfgang Sobotka

Ahmeti falënderoi Sobotkan për vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin austriak në vendosjen e paqes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Austria ka pasur rol të veçantë nëpërmjet Stefan Lehne dhe kanë
lënë gjurmë të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, thuhet në kumtesë.

“Objektivi i BDI-së është Bashkimi Evropian dhe që Austria është përkrahëse e madhe e aspiratave tona”, ka thënë lideri i BDI-së.
Ai shprehu bindjen që zgjedhjet do të jenë konform standardeve
evropiane dhe “le të fitojë më i miri të cilin do ta vlerësojnë qytetarët”.

“Prioritetet tona përfshijnë edhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë, vetingun për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vende pune për të gjithë”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Sobotka rikonfirmoi përkrahjen e madhe austriake për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të fundit