23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivitetet e Lëvizjes BESA gjatë ditës së djeshme

Shkup, 3 korrik 2020

Duke i respektuar të gjitha protokollet shëndetësore dhe duke mos e vëndosur në rrezik shëndetin e qytetarëve, Levizja BESA përmbylli ditën e sotme me këto aktivitete:

✅Njësia zgjedhore 6: Shpërndarje e materialit propagandues te Tregu i Grave në Tetovë. Kandidati për deputet Fadil Zendeli vizitoi fabrikën për prodhim të djathit në Gostivar. Aktivitet i Forumit të Gruas -Gostivar. Takim në fsh.Çiflik (Komuna e Zhelinës) dhe takim në Reçicë të Vogël.

✅Njësia zgjedhore 5: Kryetari Bilall Kasami i shoqëruar nga kandidatja për deputete Melinda Rashidi realizuan takime me qytetarët në Dibër dhe Strugë.

✅Njësia zgjedhore 2: Kandidati Bastri Bajrami vizitoi udheqësinë e klubit fudbollistik “BASHKIMI” në Kumanovë dhe realizoi takim me banorët e fah.Nikushtak (Komuna e Likovës).

✅Njësia zgjedhore 1: Kandidati për deputet Kastriot Rexhepi realizoi takim me banorët e fsh.Batincë (Komuna e Studeniçanit)

Për dallim nga partitë e tjera që vendosin në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe aktivistëve të tyre duke mos i respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Lëvizja BESA do vazhdojë me këtë intenzitet duke vizituar çdo vendbanim, lagje dhe qytet për të përçuar programin politik te çdo votues në formë të drejpërdrejtë, duke i respektuar gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Zyra për informim e Lëvizjes BESA

Të fundit