25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Albin Kurti ka një mesazh gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin qëndror të kandidatit të pavarur për president Blerim Reka ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të votojnë me mendje dhe me zemër.

Kurti tha se, të gjithë shqiptarët të dielën duhet të votojnë për profesorin Blerim Reka, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Kurrë nuk e keni pasur më kollaj. I humbni 15 minuta në vendvotim, mirëpo i fitoni katër vjet dinjitet e vullnet. Tre emra i keni në listë, filloni me të parin, ndaluni te i pari, përfundoni me të parin, votojeni Blerim Rekën”, theksoi lideri i Vetëvendosjes.

Ai tha një porosi edhe për anëtarët e dy partitve shqiptare, BDI e PDSH.

“Anëtarët e partive tjera shqiptare nuk kanë kandidatë. Profesor Blerim Reka nuk ka parti të tij. Partiakët e tjerë janë pa kandidatë, kurse Blerim Reka pa parti. Andaj profesori është zgjedhja dhe zgjidhja, edhe për anëtarët e BDI e PDSH-së, këtu në Tetovë dhe gjithandej. Ama jo për inati të dy kandidatëve të tjerë, por për hirë të vetvetes tuaj”, u shpreh Kurti. (INA)

Të fundit