26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet këngëtari Korab Jetishi

Me rastin e hapjes së lokalit ‘Xeni Imperial’, mbrëmë policia ka prangosur këngëtarin Korab Jetishi, mëson Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Djali i këngëtarit të mirënjohur Shkelzen Jetishi, Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit në fjalë.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

I pyetur se cilat masa i ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etj

Të fundit