27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Babovski: Deri në fund të korrikut mund të aplikohet për subvencione në bujqësi sipas Programit të vitit 2020

Filloi aplikimi për marrje të subvencioneve për bujqësi, ndërsa afati përfundimtar për parashtrim të kërkesës është 31 korriku i këtij viti, informojnë nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Drejtori i AMFBZHR, Nikollçe Babovski sqaron se në këtë periudhë do të parashtrohen kërkesa për pagesa të gatshme për prodhimtari bimore dhe atë për kultura të fushës dhe të kopshtit, vreshta dhe plantacione frutash.

Kërkesat për marrje të mbështetjes financiare parashtrohen në formë elektronike, individualisht nga ana e kërkuesit me regjistrim në sistemin e ueb faqes së Agjencisë www.ipardpa.gov.mk. Ata bujq të cilët nuk dinë vetë të aplikojnë apo kanë nevojë për ndihmë gjatë përpilimit të kërkesës elektronike, mund t
‘u drejtohen Njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Drejtori Babovski, bën thirrje që gjatë kërkimit të ndihmës nga ana e të punësuarve në Njësitë rajonale, kërkuesit të përdorin maska dhe mjet dezinfektimi, me qëllim të preventivës dhe mbrojtjes nga virusi KOVID-19. Aplikuesit, nënvizon Babovski, para se t’i nënshkruajnë kërkesat e parashtruara, të kontrollojnë, nëse u janë shkruar të gjitha masat dhe kulturat. Nëse aplikuesit shohin se kanë bërë lëshim apo ndërkaq kanë futur të dhëna të gabueshme apo vërejnë nevojë për ndryshim për shkak të jokorrespondimit me gjendjen faktike, kërkesën mund ta tërheqin apo t’i ndryshojnë në afat prej 30 ditëve nga dita e parashtrimit”.

Sipas tij, si edhe deri më tani, ka para për subvencione në bujqësi. Të gjithëve të cilët i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të kësaj mbështetje, ndërkaq në pajtim me kalendarin për pagesë në një ditë dhe pa selektim u paguhen paratë. ab/

Të fundit