07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Deri më tani mbi 19.000 kompani kanë parashtruar kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për prill dhe maj

Mbi 19.000 kompani deri më tani kanë parashtruar kërkesë deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike për masën për pagesën e mbështetjes financiare për pagesën e pagës për në prill dhe në maj në vlerë deri 14.500 denarë në muaj për të punësuar, informon sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Në dy muajt e kaluar si rezultat i pasojave negative të cilat i ka shkaktuar koronavirusi Kovid-19 mbi ekonominë, Qeveria miratoi në sërë masash për mbështetjen e kompanive më të mëdha, por edhe për qytetarët më të rrezikuar. Se masat janë fokusuar që t’i japin rezultatet më të mira mbi ekonominë tregon edhe interesi i madh i kompanive dhe qytetarëve për shfrytëzimin e tyre. Më gëzon fakti që në përfundim me ditën e sotme mbi 19.000 kompani kanë parashtruar kërkesa për masat për mbështetje financiare për pagesën e pagave për prill dhe maj në vlerë deri në 14.000 denarë në muaj për të punësuar”, the Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.

Aplikimi për këtë masë, siç tha, ka filluar më 1 maj, ndërsa afati përfundimtar skadon nesër më 7 maj . orën 24.

Ai u bëri thirrje kompanive që deri nesër deri në orën 24 të aplikojnë për masën për mbështetje të pagave për prill dhe maj dhe theksoi se pret të aplikojnë një numër i madh i kompanive të cilat i përmbushin kushtet.

“Me këtë masë mundësohet vazhdimësi të proceseve të punës dhe sigurohet bazë për pagesë të rregullt të pagave dhe kontributeve me ç’rast krijohen kushte serioze që të ruhen vendet e punës”, potencoi Bekteshi. ar/

Të fundit