28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

BLEKTORËT NË HALL ME ÇMIMIN E ULËT TË QENGJAVE, KËRKOJNË ZGJIDHJE (VIDEO)

Kriza dhe situata e jashtëzakonshme me koronavirusin në vendin tonë ka prekur edhe blegtorët të cilët shprehin pakënaqësit e tyre në lidhje me çmimin e shitjes së qengjit I cili për momentin ka pasur ulje drastike dhe po shitet vetëm për 120 denarë kilogrami. Të gjendur në një situatë të vështir ata thonë se nëse vazhdon kështu nuk do mundin ta tejkalojnë krizën dhe do jen të detyruar që të shesin bagëtitë. Musli  Zendeli  nga fshati Vrapçisht thot se në stallë I kanë ngelur mbi 1500 qengja  pa shitur dhe kjo është një humbje e madhe duke shprehur shqetsimin se 120 denarshi nuk I mbulon as harxhimet bazë për një kok dele, ndërsa  Dashmir Aziri nga fshati Kalisht kërjkon përgjegjsi në institucionet kompetente duke ju bërë thirje që sa më shpejt të meren masa.

Blegtorët  në rajonin e Pollogut përballen me mungesa të shumta gjatë procesit të punës, ata ankohen se nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme, nuk ka treg ku prodhimet e tyre mund di plasojnë, dhe për momenti nuk i mbulojnë as shpenzimet elementare.Ata shprehen se nuk kanë përkraheje të mjaftueshme nga shteti,dhe atë përkrahje që kanë nga subvencionet nuk lëshohen në rregull. Por mbi të gjitha Nefrus Çeliku sekretar shtetror në ministrin e bujqësisë thot se brenda kësaj jave do të tejkalohet ky problem duke premtuar se do të meren masa adekuate që subvencionet e qengjave femër të cilët blegtorët nuk do I shesin nga 700 denarë do të riten në 1500 denarë. Çeliku po ashtu nënvizoj se në afat sa më të shkurtër kohor do të paguhen edhe subencionet prej  400 denarëve të cilët dedikohen për cdo qengj të shitur në thertore të autorizuar.

Çeliku përfundoj se ministria e shëndetësisë do të ndërmer edhe masa adekuate të tjera nëse shihet se do të komplikohet edhe më shumë puna dhe funksionimi I blegtorëve ndërsa nga ana tjetër këta të fundit kërkojnë që urgjentisht të përfundoj shqetsimi I tyre sepse siç thonë ata rezervat po shterohen dhe janë në fund të mbijetesës ./TV KOHA  / Nevrij Ademi

Të fundit