19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bregu: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të shënojë kthesë në rrugën e tyre të zhvillimit

Ballkani Perëndimor duhet të shënojë kthesë në zhvillimin e tij dhe të kalojë nga akumulimi i kapitalit fizik në akumulimin e njohurive, tha sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (KRB), Majlinda Bregu.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Forumin e Zhvillimit Rajonal për Evropn, Lidhja Ndërkombëtare përt telekomunikacion, ajo tha se gjatë vitit të kaluar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi kanë qenë më të suksesshme në zbatimin e transformimit digjital, por tregoi edhe për dallimet e mëdha që akoma ekzistojnë lidhur me mesataren në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Sipas vlerësimeve të BERZH, 50 për qind e amvisërive në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor nuk kanë kompjuter, përderisa një e treta nuk kanë qasje në internet. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë kthesë në rrugën e tyre të zhvillimit dhe të lëvizin nga rruga e akumulimit të kapitalit fizik që bazohet në akumulimin e njohurive”, tha Bregu.

Siç kumtoi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ajo shtoi se aftësitë digjitale janë përgjigje kryesore për automatizimin e proceseve të biznesit dhe “në atë kuptim që duhet të punojmë së bashku, duhet të bëjmë përpjekje shtesë në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”. bs/ab/

Të fundit