Burri kërcënon gruan me armë se do e vrasë, ndërhyn policia – Tv Koha
Kronika e Zeze Rajon

Burri kërcënon gruan me armë se do e vrasë, ndërhyn policia

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, ku burri ka kërcënuar gruan me armë se do e vrasë.

Efektivët e policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, në ambientet e banesës, shtetasi S. B., po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Uniformat blu kanë prangosur mbrëmjen e së mërkurës shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje.

Gjithashtu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Related posts

Rama i indinjuar pas vendimit të Hagës për Thaçin dhe Veselin

Televizioni Koha

Ka ndërruar jetë Dr.Agim Ramadani nga Zhelina e Tetovës

Televizioni Koha

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

Televizioni Koha

Leave a Comment