16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

DAP: Për shkak protokolleve në izolim shtëpiak jo më shumë se 40 persona

Drejtoria e të Ardhurave Publike, ashpër i përgënjeshtron të pavërtetat dhe akuzat se gjoja 200 persona nga DAP janë në vetëizolim për shkak të kontaktit me drejtoreshën, Sanja Lukarevska.

Në interes të opinionit, DAP informon se për shkak protokolleve, në izolim shtëpiak është një pjesë e udhëheqësisë së Drejtorisë të të Ardhurave Publike dhe numri nuk kalon mbi 40.

Sipas analizës epidemiologjike të bërë te të gjithë të punësuarit të përmendur nga drejtoresha, të gjithëve u është thënë se nuk përfaqësojnë dhe nuk janë në rrezik. Disa nga të punësuarit tashmë janë testuar dhe janë negativ në Kovid-19,ndërsa disa do të testohen në ditët në vijim.

Puna në Drejtorinë e të Ardhurave Publike po zhvillohet pa probleme, sipas planit të punës për sa i përket koronavirusit, përkatësisht punës nga shtëpia si dhe rotacionit të të punësuarve në vendin e punës, me pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues.

DAP, si deri tani, do të vazhdojë t’i zbatojë plotësisht rekomandimet dhe obligimet e institucioneve në mënyrë që të mbrojë shëndetin publik dhe shëndetin e secilit individ.

Në kushtet në të cilat gjendet tërë bota duhet të mbetemi human dhe në vetëdije dhe të mos keqpërdorim shëndetin njerëzor të askujt në përhapjen e lajmeve të rreme.

Drejtoria e të Ardhurave Publike

Të fundit