13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Demi godet për vdekje të moshuarin nga Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ndërruar jetë një 82-vjeçar i cili paraprakisht sot rreth orës 09:00 është goditur nga një dem, përcjell TV21. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer kontrolle në vendin e ngjarjes, ndërsa kufoma pas kontrolliti është dorëzuar familjes.

“Në tregun e gjedheve në Gostivar gjatë shkarkimit nga kamioni, një dem ka goditur pronarin e tij 82 vjeçar L.S nga fshati Vrben i Gostivarit, nga ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku menjëherë është transferuar për ndihmë mjekësore. Shumë shpejt ai iu nënshtrua plagëve të marra”, thonë mes tjerash nga MPB.

Të fundit