24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deponitë në Pollog, ministrja e Ekologjisë shfajëson veten

Ndërkohë që fushat në Pollog janë të mbushura me deponi të egra të cilat po ashtu janë shpërndarë edhe përgjatë malit Sharr, Ministrja e Ekologjisë, zgjodhi të lavdërohet me Parkun Kombëtar dhe përqindjen e sipërfaqes së mbrojtur nga ky Park. E për deponitë tha se është problem lokal.

“Gjithnjë kam apeluar dhe po apeloj sërish të mos krijojmë deponi të egra aty ku ka sipërfaqe të mbrojtur. Mbetjet duhet të konstatojmë se i bëjmë vetë dhe patjetër duhet të jemi të kujdesshëm. Ajo që mund ta bëj shteti është mundësia ndoshta që tiu ndihmoj komunave, megjithëse kjo mbetet nën ingerencat e pushtetit lokal dhe janë komunat ato që duhet ti pastrojnë deponitë nëpër territoret e tyre. Shteti pesë vitet e fundit  investoi shumë para në pastrimin e deponive të egra por për fat të keq edhe pasi i harxhuam paratë dhe pastruam deponitë sërish u mbushën,” deklaroi Kaja Shukova, Ministre e ekologjisë.

 Por sa komunat rurale kanë mjete të pastrojnë vetë deponitë, sidomos ata me përmasa siç është ajo në komunën e Tearcës. Mundësitë janë zero thonë krerët e komunave.

“Ne parimisht kemi të bëjmë me dy probnleme kryesore që kërkojnë zgjidhje imediate, por mundësitë tona financiare janë të kufizuara, andaj gjithnjë i jemi drejtuar Qeverisë për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të hequr këtë sasi. E para ka të bëj me sasinë e mbetjeve të amvisërisë, dhe e dyta është materialet inerte dhe ne kërkojmë çdo opsion të mundëshëm për spostimin e tyre. Takimi i fundit në Qeveri nxori problemin e bartjes së tyre sepse për ti dërguar në Rusino pra rreth 40 kilometra rrit koston për largimin e tyre dhe deri në këtë moment kjo mbetet diçka e parealizuar dhe neve na mbetet kjo,” tha Nuhi Neziri, Kryetar i komunës së Tearcës.

 Institucionet në vit mbledhin tatime për mjedisin jetësor, të cilat, nga ana tjetër, edhe komunat por edhe Ministria e Ekologjisë, shumë pak i ri investojnë në mbrojtje të ekosistemit. /alsat.mk

Të fundit