19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e tretë e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2020

Dita e tretë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020. Partitë vazhdojnë me aktivitetet e tyre, të cilat po zhvillohen paralelisht edhe në rrjetet sociale dhe me vizita në qytetet dhe në vendbanimet në vend. Nga terreni nga incizimet shihet se partitë përpiqen t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19. Liderët mbajnë fjalime në ngjarjet qendrore të ditës, derisa ngjarjet e veçanta organizohen edhe për bartësit e listave sipas njësive zgjedhore.

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja sipas agjendës zyrtare sot në orën 19 do të ketë ngjarje në Tetovë, ndërsa pastaj në orën 20:30 në Aerodrom të Shkupit.

“Koncept të ri, me program të ri dhe mbi të gjitha me ekonomi zhvillimore. Do t’u mbajmë leksione ekonomike edhe Mickoskit edhe kuadrove të tij ekonomik, por edhe leksione rajonit. Sepse kemi potencial, vendndodhje të shkëlqyer gjeografike, popull të zellshëm, njerëz të cilët nuk kursehen vetëm kërkojnë mundësi korrekte që me nder të fitojnë. Por edhe për këtë që tani kemi miq, e jo armiq, dhe për këtë që na respekton e mbarë bota. Për këtë do të kemi sukses”, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaevi në tribunën parazgjedhore të mbajtur mbrëmë në Ohër.

Duke e prezantuar programin ekonomik të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Zaevi tha se ai ofron mundësi reale për marrjen e 80 për qind të kapitujve për anëtarësim në BE.

VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe partnerët e saj të koalicionit sot do të kenë takim me qytetarët dhe fjalime në Demir Kapi (17:00), në Negotinë (18:30) dhe në Kavadar (20:30).

Mbrëmë nga Resnja lideri i partisë opozitare Hristian Mickoski porositi se VMRO-DPMNE-ja zotohet në mbrojtjen e dinjiteti kombëtar dhe kthimin e krenarisë kombëtare dhe secili që e mohon të drejtën e gjuhës sonë amtare duhet të dijë se as për një milimetër nuk do të dorëzohemi nga ajo që kanë luftuar paraardhësit tanë.

Paraprakisht gjatë vizitës në Strugë, Mickoski tha se falë politikave të gabuara të kësaj udhëheqësie të LSDM-së të udhëhequr nga Zaevi, Maqedonia shënon rekord sipas numrit të të sëmurëve dhe njerëzve, për fat të keq, e humbin jetën e tyre dhe se pikërisht për këtë tani më shumë nevojitet që të gjithë të qëndrojmë së bashku sepse vetëm kështu mundemi ta rindërtojmë Maqedoninë. ar/

Të fundit