27/07/2024
27.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy vjet e gjashtë muaj burg për Muhamed Zekirin, buxhetit duhet t’i kthejë mbi 71 milionë denarë

Muhamed Zekiri është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim në rastin në të cilin akuzohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, për lidhjen e marrëveshjes me firmën Interholding për shërbime konsulente për privatizimin e mundshëm të Sh.A Postat dhe Hekurudhat, i cili i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm mbi 57 milionë denarë, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimin e shpalli gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska. Zekiri u gjykua mbi akuzën e Prokurorisë, për lidhje kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Sipas gjyqtares Fanka Jançuleva Mihailovska, Zeqiri ka lidhur kontratë në katë sy, pa dhënë mundësi për oferta konkurruese.

“Muhamed Zeqiri është fajtor sepse nga prilli 2021 deri në mars 2022, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, ka kryer dy veprime të lidhura me kohën. Ai në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë një veprim me qëllim përfitimin pasuror për një tjetër. Më 4 maj 2021, pa kryer procedurë publike, ka lidhur kontratë me kompaninë Interholding në shumën 795 mijë euro pa TVSH, në të cilën është ndihmuar qëllimisht nga shtetasit e dyshuar kroatë të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit“, tha në aktgjykim gjyqtarja Jançuleva Mihailovska.

Qeveria, nga ana tjetër, ka paguar shumat e nënshkruara nga Zeqiri me Interholding, të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit.

“Gjykata i dënon të akuzuarit me burgim prej 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Muhamed Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarë. aktgjykimi”, tha gjyqtarja Mihailovska.

Zeqiri, nga ana tjetër, duhet të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore për gjykimin.

 fjalët përfundimtareZekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi.

“593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e  gjykimit, 593 ditë agoni në të cilat jeta imë është përmbysur, aq ditë kanë vuajtur edhe anëtarët e familjes time, të cilët janë edhe më pak fajtor dhe borxhli”, tha Zekiri.

Ai porositi gjykatën që në atmosferë të bindjes së përgjithshme të korruptimit të politikës në tërësi, nuk duhet të lejojë që përskaj të thatit të digjet edhe i njomi, pasi akuzat e Prokurorisë sipas tij janë të pabaza.

Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Katerina Kolareviq nuk heq dorë nga akuza, sipas të cilës, Zekiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht. Për këtë, Zekiri tërësisht mohon duke theksuar se vlera e 147.000 eurove është për TVSH.

Të fundit