28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekspozita e punëtorive kreative për fëmijë – “Tregimet verore”

Vera është njëra nga stinët më të preferuara të vitit për fëmijët. Në këtë verë, Shkupi ishte një qytet jashtëzakonisht i ngrohtë me temperatura të larta, andaj dhe kemi vendosur një freskim ndryshe shkupjan. Gjatë periudhës verore, u realizua një cikël punëtorish kreative për fëmijë, me titullin “Tregimet verore”. Në ciklin kreativ u animuan tema që bëjnë pjesë të pushimit veror, siç janë: “Në thellësitë e detit”, “Akullorja”, “Frutat si art”, “Qyteti i bukur do të ngritët përsëri”, “Korrim dhe krijojmë”. Gjatë shoqërizimeve kreative verore në botën e imagjinatës ishim në det, zhyteshim në thellësitë e detit dhe u shoqërizuam me botën e detit. Hanim fruta, akullore të shijshme. Vera është argëtuese edhe në fshat, tek gjyshi dhe gjyshja, ishim dhe në fushë, korrnim dhe krijonim. U njohëm me jogën si teknikë për zhvillim si duhet psiko-fizik, socializim dhe ngritje të kreativitetit. Shënuam 26 korrikun, ditën e tërmetit fatkeq, ndërtonim Shkupin, dhe çmos tjetër… Rezultati ishte: kreativistë të buzëqeshur dhe gazmor.
Këtë verë, të vitit 2019, në projektin e titulluar “Tregimet verore”; morën pjesë fëmijë nga disa shkolla dhe qendra edukative, kishin mundësi të punonin në teknika të ndryshme të artit figurativ për temat e përmendura më herët, krijuan shoqëri të reja dhe shumë çaste për të mbajtur mend.
Si finale e të mëhershmes, Ju ftojmë t’i shikoni tregimet më të bukura të rrëfyera më datën 5 shtator (e enjte) 2019, në oborrin e objektit Hamami i Daut Pashës, në ora 13.00.
Punëtoritë u udhëhoqën nën mentorimin e edukatores: Maja Dimitrova.
Në të njëjtën kohë, Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshiron të gjithë nxënësve fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Ju mirëpresim!

Të fundit