24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Anesteziologët dhe infektologët bëjnë maksimumin për pacientët me fotografi të rëndë klinike

Anesteziologët dhe infektologët që punojnë në repartet për kujdes intensiv absolutisht bëjnë gjithçka që duhet për trajtimin e pacientëve me fotografi të rëndë klinike që vendosen në respiratorë, ka thënë sot numri një i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka përmendur se analizohen dhe ndiqen të gjitha publikimet e revistave me renome dhe profesionale që tregojnë se vdekshmëria në kësi raste është shumë e madhe, sipas njërëve mbi 80, derisa sipas tjerëve edhe mbi 90 për qind, por secili ka përvoja të veta- secili vend, çdo qendër.

“Me përgjegjësi mund të them që në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet anesteziologëve, kolegëve infektologë të cilët punojnë në Repartin e kujdesit intensiv bëhet absolutisht gjithçka që nevojitet dhe ajo çfarë mund të bëhet për trajtimin e këtyre pacientëve. E gjithë terapia, qasja apo trajtimi- ja të martën nxirret edhe plazma e parë nga një pacient, janë bërë analiza javën e kaluar. Nuk ekziston fatkeqësisht, ilaç magjik askund në botë. Më shumë opsione, më shumë kombinime të barnave, kështu që në këtë rast bëhet fjalë për pacientë që me të vërtetë janë me fotografi të rëndë klinike”, ka thënë ministri, Filipçe. fab/

Të fundit