Filipçe: Të mos bëhet panik pa nevojë, sistemi shëndetësorë është në gatishmëri - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe: Të mos bëhet panik pa nevojë, sistemi shëndetësorë është në gatishmëri

Opinioni nuk duhet të merret me lajme të rreme dhe të mos ngritët panik pa nevojë. Sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe janë të përgatitura të gjitha kapacitetet e Klinikës për sëmundje infektive dhe tre repartet infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai u bëri thirrje udhëtarëve nga rajonet kritike që t’u përmbahen rekomandimeve në udhëzimet, domethënë nëse përjetojnë ndonjë nga simptomat, të mos shkojnë në institucionet shëndetësore, por të telefonojnë numrat e telefonit të Institutit të Shëndetit Publik.

“Me qëllim për të mos ecur nëpër institucione shëndetësore, ata pasagjerë që aktualisht nuk kanë simptoma, por mund të jenë në një periudhë inkubacioni dhe që mund të kenë simptoma brenda disa ditësh, të telefonojnë në një nga numrat e qendrave lokale për shëndet publik dhe në Institutin e Shëndetit Publik në mënyrë që një ekip i pajisur siç duhet t’i vizitojë ata në shtëpitë e tyre”, tha Filipçe.

Ai shtoi se ka sasi të mjaftueshme të materialit të nevojshëm, në fakt ato kanë rreth 40 mijë maska ​​dhe 10 mijë mantele dhe kostume mbrojtëse, por që po përgatitet edhe furnizim me numër shtesë.

Filipçe apeloi edhe një herë që të mos udhëtohet në rajone kritike pa nevojë, ndërsa në seancën e sotme të Qeverisë do të diskutojë mbi anulimin e të gjitha udhëtimeve të planifikuara në Evropë të organizuara nga institucionet shtetërore. MIA.bs/fab

Изјава на министерот Филипче за коронавирусот

Geplaatst door MИА.mk op Dinsdag 25 februari 2020

Related posts

Bizneset dhe familjet të mos rëndohen 3 deri 6 muaj me tatimet e shtetit, dritat dhe sigurimet

Televizioni Koha

Në ujërat e liqenit artificial mbytet një 51 vjeçar, banor i Gradskos

Televizioni Koha

Prioritet i KE-së fillimi i negociatave me vendin, zgjedhjet janë të rëndësishme dhe do ta caktojnë kornizën për perspektivë evropiane

Televizioni Koha

Leave a Comment