29/06/2022
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi rikostruimi I rrugës në Strimnicë “Një rrugë e premtuar dy dekada me rradhë”

Kohë më parë, kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kishte paralajmëruar fillimin e punëve për rikonstruimin e disa rrugëve në fshatrat e kësaj komune.Me këtë rast, një nga ato rrugët që duhej të rregullohen ishte edhe rruga në fshatin Strimnicë. Gjatë këtyre ditëve, pikërisht në këtë rrugë kanë filluar punimet e rikonstrumit të rrugës në gjatësi prej 1620m, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Sejdiu.Sipas tij, kjo rrugë është premtuar gati se dy dekada me radhë. “Nisëm me punimet e rekonstruimit të rrugës në Strimnicë. Një rrugë e premtuar dy dekada me rradhë”, shkruan në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Rikonstruimi i kësaj rruge mbështetet financiarisht nga Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vlerë totale prej 13.608.543 den, me gjatësi 1420 m, me ç’rast komuna e Zhelinës konfinancon me 18% nga vlera totale e projektit. Kurse në pjesën me gjatësi shtesë prej 200 m, komuna e Zhelinës konfinancon me 100% nga vlera totale./TV KOHA/

Të fundit