20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Florin Besimi: Çdo ditë në Kuvend do të jem zëri i qytetarit

Florin Besimi është kandidat për deputet në zonën zgjedhore numër 6, nga BDI, për zgjedhjet e parakohshme kuvendare në Maqedoninë e Veriut. Telegrafi Maqedoni, deri në fund të fushatës do të bëjë intervista me përfaqësues të listave të partive politike kryesore në vend për të kuptuar qëllimin dhe idenë se si mund të udhëheqin partitë me pushtetin në të ardhmen.

1. Cilat janë tre gjërat që do t’i ndryshonit si deputet në Kuvendin e Maqedonisë?
Pozicioni ynë parësor është të jemi zëri i qytetarëve. Deputet aktiv, i cili përfaqeson vullnetin qytetar. Të propozojmë ligje, amandamente plotësuese në të gjitha sferat jetësore të cilat përmiresojnë jetën e qytetarëve.

2. Sa është i përfaqësuar mjeku në shtet dhe si do të ndryshoni ju gjendjen aktuale?
Në spitalin klinik të Tetovës ne kemi zbatu shërbime të reja shëndetësore që më herët është dashtë të shkohet në Klinikat e Shkupit dhe të pritet për të njejtat, rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, investime në infrastrukurë, aparturë bashkëkohore mjekësore, rritjen e shërbimeve, investime në resurse njerëzorë, kuandrin shëndetësor si dhe në avansimin e tyre. Pagat poashtu. Ngelet shumë për të punuar në ngritjen e rrogave të mjekëve dhe sigurimit të përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe kushteve sa më optimale për ta.

3. Çka do të përfitojë Komuna juaj nga angazhimi juaj në Kuvend?
Do të përfitojë buxhet më të mirë, investime kapitale konkrete të cilat mund të realizohen vetëm nëpërmjet buxhetimit shtetëror.

4. Nëse jeni pjesë e pushtetit të ardhshëm, cilat janë idetë për projekte që do t’i realizoni për komunën që përfaqësoni?
Janë të panumërta. Në infrastrukturë, rrjete atmosferike, ndërtime të stacioneve të filtrimit për ujrat e zeza. Finansimi i projekteve kulturore dhe institucionalizimi i tyre. Investime në rekracion dhe sport, etj.

5. Mesazhi për mjekët e rinj në krahasim me politikën?
Punoni, besoni, veproni!

blob:https://www.facebook.com/4c167c7e-b1ab-4b9a-8301-da502f33db27

Të fundit