28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fshati Veshallë i malsis së Tetovës, drejt zbrazjes

Që prej tre vitesh, ky është nxënësi i vetëm në klasë. Të vetmin bashkëbisedues me të cilin ndan klasën, e ka arsimtarin. Milot Shehabi nga fshati Veshallë i malësisë së Sharrit thotë se dëshira më e madhe e tij është që të ketë shokë në klasë.

“Veç vet jam në klasë, deri në klasën e katërt ishim dy veta por tash vet kam mbet. Është keq, do kisha dashur te kem shokë klase”, tha Milot Shehabi nxënës i kl së gjashtë.

Gazetari: Milot si e bëni orën e edukatës fizike, a ke shokë për një lojë basketbolli apo futbolli?

“Jo s’kemi, veç me klasat e tjera kombinohemi tre nga tre bëhemi s`ka me tepër”, u përgjigj Miloti.

Arsimtari i Milotit, Selajdin Rushani thotë se para 15 vitesh shkolla e Veshallës kishte mbi 200 nxënës. Tani mungon zhurma e fëmijëve, klasat janë të zbrazëta.
“Kohëve të fundit, jemi me një apo dy nxënës, më së shumti tre nxënës. Shumë është e dhimbshme sepse kjo shkollë, ka pasur shumë nxënës, sepse unë jam që nga 1986, mirëpo që nga viti 2000 kur kishim 450 nxënës kur ishte kënaqësi të punosh me shumë nxënës dhe punohej shumë më mirë. Kishim vullnet që të punojmë me nxënësit. Sot e kam veç Milotin, që e kam shumë nxënës të mirë. Më shumë bashkëbisedojmë se ligjërojmë, ulemi njëri andej tjetri këndej dhe bashkëbisedojmë i bëjmë ushtrimet bashkë”, theksoi Selajdin Rushani. Arsimtar në Sh. F. BESA fshati Veshallë.

Shkolla fillore Besa e fshati Veshallë, e cila dikur kishte mbi 400 nxënës, ndërsa sot vetëm 16, me vendim të komunës, do të mbyllet tërësisht, ndërsa nxënësit do të transferohen në shkollën fillore në Reçicë të Vogël. Është tejet e dhimbshme kjo, thotë drejtori i shkollës, i cili po bën përpjekje për ta mbajtur të hapur derën e kësaj shkolle.

“Shkolla e Veshallës viteve të fundit pësoi një tronditje të vërtetë , sepse ky vit shkollor, në shkollën periferike në Bozovcë nuk u regjistrua asnjë nxënës, dhe kjo na theu shumë. Tani vendimi i komunës për bartjen e emrit në shkollën e Reçicës, si shkollë qendrore,, nuk është zgjidhja më e mirë, por punëtorët të paktën mos ngelen pa punë, pra nga dy të këqija kjo është e keqja më e vogël”, shtoi Shefajet Ramadani. Drejtor i Shkollës fillore BESA fshati Veshallë.

Me mbylljen e kësaj shkolle, nxënësit do të udhëtojnë për në Reçicë të Vogël, ndërsa transporti do të sigurohet nga komuna e Tetovës.

“Ky tranfersim i adresës së shkollës, bëhet pikërisht për qëllim që, arsimtarët dhe kuadri që është atje, të vazhdojë me punë, andaj edhe po përgatisim rajonizimin e ri të shkollave, sepse sipas statistikave që bëmë, brenda gjysmë vjetorit të parë dhe të dytë, nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës ndërsa nga të mesmet 49 nxënës, që nënkupton tetë paralele më pak nga viti i shkuar”, tha Nazmi Dauti. Sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës.

Shumë banorë të Veshallës së Bozovcës ndër vite e kanë braktisur vendin e tyre. Ndër arsyet kryesore ka qenë mungesa e infrastrukturës dhe kushteve për jetë. Nga mbi 200 familje që jetonin deri në vitin 2005 në këtë fshat, kanë mbetur vetëm 30./Alsat.mk

 

Të fundit