FSSH Maqedoni: Kontrollet tek gjinekologët amë janë falas, pacientet duhet të refuzojnë të paguajnë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

FSSH Maqedoni: Kontrollet tek gjinekologët amë janë falas, pacientet duhet të refuzojnë të paguajnë

“Kontrolli tek gjinekologu amë nuk paguhet dhe nëse të njëjtit kërkojnë para për shërbime shëndetësore që janë pa pagesë, pacienti i siguruar duhet të refuzojë të paguajë”.

Kështu thonë nga Fondi për sigurim shëndetësor, pas reagimeve të shumta nga pacientet se paguajnë për shërbime, të cilat duhet të jenë pa para.

Siç njofton “sdk.mk”, të dhënat nga analiza e Qendrës kombëtare rome në Kumanovë kanë treguar se 74 përqind e shtatzënave rome dhe grave nga kategoritë me rrezik social është dashur të paguajnë për kontrolle dhe shërbime tjera, ndërsa vetëm për 24 përqind shërbimet kanë qenë pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimet shëndetësore që gjinekologët amë duhet t’i bëjnë pa pagesë janë: kontrollet diagnostikuese EHO, koloskopia dhe marrja e mostrave, si dhe PAP-testi.

Nga Fondi thonë se nëse gjinekologët insistojnë për pagesë të kontrolleve, duhet të kërkohet llogari fiskale për shërbimet e kryera dhe më pas të informohet Fondi dhe të bëhen përllogaritje.

Nga Fondi më tej thonë se për rastet kur institucionet shëndetësore nuk japin llogari fiskale, ndërsa paguhen mjete financiare, qoftë edhe participim, pacientet duhet ta paraqesin në Drejtorinë për të ardhura publike./Telegrafi/

Related posts

Fillon me punë laboratori në ASHAM, brenda ditës do të bëhen nga njëqind teste për Kovid-19

Televizioni Koha

Përpiu marihuanë para arrestimit nga policët, dy të tjerë u arrestuan për kokainë

Televizioni Koha

Ministria e Transportit po kërkon fonde nga BE për studim për të ndërtuar hekurudhë deri tek Aeroporti i Shkupit

Televizioni Koha

Leave a Comment