16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 383.894 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. prej tyre 16.585 e kanë humbur jetën, ndërsa 102.548 janë shëruar.

-Pandemia në SHBA ende nuk është në kulm, por spitali në Kalifornia dhe Nju-Jork, më të prekurat nga Kovid-19, luftojnë me mungesën e materialeve të nevojshme. Presidenti Donald Tramp paralajmëroi lehtësim të masave restriktive pas skadimit të periudhës 15 ditore të izolimit të imponuar duke theksuar se “Amerika së shpejti do të jetë sërish e hapur për biznese”.

-Nga Kovid-19 është infektuar edhe presidenti i Finlandës Marti Ahtisari i cili ka 82 vjet. Deri më tani në atë shtet ka 700 të infektuar dhe një viktimë.

-Autoritetet në Algjeri vendosën lëvizje të kufizuar në kryeqytet.

-Policia ukrainase fillon me kontrolle masive për respektimin e masave për karantinë.

-Në Turqi janë vendosur kufizime për punë në dyqanet dhe në autobusët.

-Janë konfirmuar dy raste të infektimit të Mianmar me këtë shteti është një prej të fundit në Azi ku është përhapur pandemia.

-Pronari i “Tesla”-s Ilion Mask dhuroi 1.255 respiratorë për autoritetet në Los Anxhelos.

-Edhe 154 raste të infektimit me koronavirus dhe katër raste të vdekjes në Austri. Me këtë numri i të infektuarve në vend ka arritur në 4.628, ndërsa 25 të vdekur. fb/

Të fundit