24/06/2022
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Gjobë nga 500 deri në 10.000 euro”, Bekteshi: Qeveria miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, përcjell TV21. Bekteshi tha se Ligji posaçërisht do të ndihmojë në eliminimin e praktikave të pandershme tregtare, mashtrimeve tregtare dhe praktikave agresive tregtare, ndërsa theksoi se do të ketë edhe gjoba ndaj atyre që shkelin të drejtat e konsumatorëve.

“Rreth kundërvajtjeve dhe gjobave. Në varësi prej madhësisë së kompanisë, sillen nga 500 deri në 10.000 euro. Në pjesën e personave fizik, apo tregtarët personal gjobat janë më të vogla, por dispozitat tjera vlejnë për të gjithë. Rreth sanksioneve kundërvajtëse është paraparë edhe ndalesa e përkohshme për kryerjen e profesionit, nga 3 muaj deri në dy vjet, nga ana e gjykatës, për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj, dhe 15 deri 30 ditë për tregtarët mikro-tregtarët e vegjël”, tha mes tjerash Bekteshi.

Të fundit