Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit. – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili personalisht ia dorëzoi akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, ka shprehur kënaqësin e tij të veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“28 objekte fetaro-islame në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Një ndër to edhe objekti i Xhamisë së Sahatit, aty ku është vendosur edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare.
Muftiu i Gostivarit Shaqir. ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Komunën, duke shtuar se sot duhet të ndjehemi krenarë për këtë bashkëpunim, i cili nxjerrë në pah një vepër madhore.
Objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin:
Xhamia e Sahatit,
Xhamia e Lagjes së Re,
Xhamia te bunari i Tafës – Debresh,
Xhamia e re – Jellovcë e Poshtme,
Xhamia e re – Llakavicë,
Xhamia e re – Padalisht,
Xhamia e re – Strajan,
Xhamia e re – Tërnovë,
Xhamia e re – Sërmnovë,
Xhamia e re – Gjenovic,
Xhamia e vjetër – Simnicë,
Xhamia e re – Simnicë,
Xhamia e re – Koritë,
Xhamia e re – Turçan i Vogël,
Xhamia e re – Turçan i Vogel i vjetër,
Xhamia e re – Turçan i Madh,
Xhamia e re – Banjicë e Poshtme,
Xhamia e re – Reçan,
Xhamia e re – Vërtok,
Xhamia e re – Mirditë,
Xhamia e vjetër – Mirditë,
Xhamia e re – Zdunjë,
Mektebi i Xhamisë Loke – Çegran,
Mektebi – Forinë,
Mektebi i Lagjes së Re,
Mektebi te Xhamia e Lajthisë,
Teqa Bektashiane – Vërtok dhe
Teqa e Halvetlinjëve – Vërtok.  /TV KOHA/

Related posts

Gazetari i njohur kosovar e bën bashkë flamurin shqiptar me atë serb në mes të Beogradit

Televizioni Koha

Rregullat e reja për udhëtarët në shtetet e Evropës

Televizioni Koha

Ahmeti do të dëshmojë para Prokurorisë Speciale për Kosovën

Televizioni Koha

Leave a Comment