Janë sanksionuar 206 shoferë në Shkup, 77 për mosmbajtjen e maskës - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Janë sanksionuar 206 shoferë në Shkup, 77 për mosmbajtjen e maskës

Policia gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit në komunikacion në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 206 masa, nga të cilat 77 për mosmbajtjen e maskës.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara të veprimit në komunikacion. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 26, 17 sanksione për automjete të parregulluara teknikisht dhe të paregjistruara, 26 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 77 sanksione për mosmbajtjen e maskës”, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja theksuan se vazhdojnë kontrollet e përforcuara rrugore edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat rrugore me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion.

Related posts

Rrahje mes tre personave para Prokurorisë në Prizren

admin-tvkoha

Dorëheqja e Thaçit, Vjosa Osmani gruaja e dytë që merr drejtimin e Kosovës

Televizioni Koha

Gjermani: Aprovohet testimi i parë i vaksinave te njerëzit për Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment