20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Pro idesë për kryeministër shqiptar, por jo porositësi të jetë BDI

”Zoran Zaev nuk ka kundër dhe derisa të jetë në koalicion me Lëvizjen Besa, nuk mund të jetë kundër faktit që shqiptar të jetë kryeministër. Por edhe Lëvizja Besa edhe LSDM nuk pranon që një kandidat i propozuar nga BDI të jetë kryeministër. Pra, Naser Ziberi është kandidat i BDI-së në këto zgjedhje dhe kur në momentin kur BDI e kuptoi që në 2020 do t’i përgjysmohen edhe njëherë deputetët dhe do të jetë problem të arrijë t’i bëjë pesë deputet, pesë mandate për të bërë grup parlamentar”, ka theksuar Kasami në intervistën për TV21

Sipas tij, Zoran Zaev nuk është kundër që kryeministri të jetë shqiptar, por njëjtë si Lëvizja Besa, ai nuk pranon të jetë i shantazhuar nga BDI, sepse kjo ide e BDI-së është deri më 15 korrik me qëllim për të fituar një votë më shumë dhe se pas zgjedhjeve ”kryeministrin shqiptar” BDI do ta harrojë.

Kasami ndër të tjera shton se me këtë ide që e propozon Ali Ahmeti, i dëmton shqiptarët, sepse ai e ka mendjen te mbajtja e pushtetit dhe jo te ideja për kryeministër shqiptar.

Të fundit