19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katër raste të reja në rrethinën e Tetovës

Qendra për shëndet publik në Tetovë sot informoi për katër raste të reja me Kovid-19 në gjashtë komuna të Tetovës.

“Nga katër raste të reja me Kovid-19, dy janë banorë brenda Komunës së Tetovës, ndërsa dy janë nga vendbanimet në Komunën e Bërvenicës, njofton Zorica Zafiroska, specialiste e epidemiologjisë pranë Qendrës për shëndet publik.

Policia e Tetovës vazhdon të ndëshkojë ata që nuk mbajnë maska, si mënyrë e mbrojtjes së detyrueshme nga transmetimi i koronavirusit.

“Në 24 orët e kaluara, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, 51 personave u janë lëshuar urdhra për shkelje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës qeveritar”, kumtoi SPB Tetovë.

Në 24 orët e kaluara, ka kontrolle të 245 personave që kanë vendim për izolim në shtëpi nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me ç’rast nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve. mb/

Të fundit