Kërçovë, 21 persona në izolim dhe 39 ndëshkime për mosmbajtjen e maskave - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kërçovë, 21 persona në izolim dhe 39 ndëshkime për mosmbajtjen e maskave

Sipas të dhënave statistikore të MPB-së, në rajonin e SPB Ohër, për momentin në izolim janë 109 persona, nga të cilët 21 persona në Kërçovë dhe ndaj tyre, nëpunësit policorë kanë kryer 69 kontrolle.

Për vetizolim, për momentin janë regjistruar gjithsej 38 në këtë zonë, ndërsa në Kërçovë një person,

“Nëpunësit policorë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin shtetëror të punës, kanë kryer 150 kontrolle ndaj objekteve hotelierike dhe të tjera nga të cilët 58 në Kërçovë”.

“Në dy ditët paraprake, nëpunësit policorë, kanë dhënë 308 urdhër ndëshkime për persona fizikë për kundërvajtje të bërë në kundërshtim të dekretit për forcë ligjore për mbajtje të pajisjes mbrojtjes në fytyrë nga të cilët 39 persona në Kërçovë”, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Related posts

19 vjeçari theret me thikë, vdes në spital, arrestohen dy të dyshuar

Televizioni Koha

Takimi i liderëve mbyllet pa marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë

Televizioni Koha

Covid-19 në Tetovë, regjistrohet një kllaster i ri në Bërvenicë

Televizioni Koha

Leave a Comment