26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kinë, janë sekuestruar 3 mijë doza false të vaksinës kundër Kovid-19

Në Kinë janë sekuestruar 3 mijë doza false të cilat ishin prodhuar për t‘u shitur si vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, Ministria e Sigurisë Publike zhvilloi një operacion ndaj një rrjeti i cili ishte përcaktuar se prodhonte vaksina false kundër COVID-19.

Në operacionet e kryera në kryeqytetin Pekin dhe në rajonet Ciangsu dhe Shandong u sekuestruan 3 mijë doza false të vaksinës.

Bëhet e ditur se të dyshuarit kishin vendosur nëpër shishe ujë me kripë në vend të formulës së vaksinës.

Parashikohet se rrjeti ka prodhuar vaksinën false që nga shtatori i vitit të kaluar dhe se është përpjekur ta shesë jashtë vendit.

Të fundit